LAJMI I FUNDIT:

Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani

Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Blinken vlerëson kontributin e Nishani në forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.


“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shkruan Blinken.

Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori