LAJMI I FUNDIT:

Blinken arrin në Turqi, me homologun turk udhëtojnë me helikopter drejt zonave të prekura nga tërmetet

Blinken arrin në Turqi, me homologun turk udhëtojnë me helikopter drejt zonave të prekura nga tërmetet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka udhëtuar sot për në Turqi për një vizitë dyditore, ku diskutoi për atë sesi Washingtoni do ta ndihmojë Turqinë që u godit nga tërmetet shkatërruese.

Diplomati më i lartë amerikan ka zbritur me aeroplan në bazën ajrore Incirlik në jug të provincës Adana, ku u prit nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, transmeton Telegrafi.


Dy diplomatët e lartë me helikopter udhëtuan drejt zonave të goditura nga tërmetet. Atje pritet të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Mendoi se nuk do të shpëtojë, adoleshenti nga Turqia realizoi video lamtumirëse nga rrënojat – megjithatë e nxorën të gjallë
Lexo po ashtu Mendoi se nuk do të shpëtojë, adoleshenti nga Turqia realizoi video lamtumirëse nga rrënojat – megjithatë e nxorën të gjallë

Blinken gjatë vizitës dyditore në Turqi, do të shfaq solidaritetin dhe t’i shprehë ngushëllime popullit turk pas katastrofës natyrore që i kushtoi me jetë dhjetëra mijëra qytetarëve.

Pas tërmeteve që e goditën Turqinë dy javë më parë, Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që dërguan ekipet e tyre të shpëtimit për t’i asistuar kolegët e tyre në Turqi në shpëtimin e qytetarëve që kishin mbetur nën rrënoja.

Madje SHBA-të dërguan edhe makineri speciale për thyerjen e betonit që kapin vlerën e 85 milionë dollarëve, si dhe ndihmë humanitare për të prekurit nga tërmeti edhe në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori