Policia turke ka publikuar fotografitë zyrtare të sulmuesit në klubin e natës në Stamboll, që la të vdekur 39 persona dhe plagosi më shumë se 60 tjerë, raporton Russia Today.
Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se fotografitë janë shkrepur falë kamerave të sigurisë, por nuk bëhet i ditur lokacioni i tyre, transmeton Telegrafi.
Deri më tani policia ka arrestuar tetë persona që dyshohet se kanë lidhje me masakrën në lokalin në Stamboll, por vazhdon ta kërkoj edhe sulmuesin.
Autoritet turke të sigurisë janë shumë afër identifikimit të sulmuesit i cili në natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në një klub të natës në Stamboll, ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.
“Informatat lidhur me gjurmët e gishtërinjve janë mbledhur. Ai së shpejti do të identifikohet”, ka deklaruar Kurtulmus gjatë një konference për media.
Mediat turke raportojnë se policia ka filluar një aksion në Stamboll, në të cilën janë futur në përdorim edhe helikopterët, ndërsa ky operacion i madh policor është i lidhur me sulmin e kryer në natën e ndërrimit të moteve në lokalin e natës “Reina”.
Televizioni turk “Haber turk”, raporton se policia ka filluar një aksion të madh policor pas informacioneve të marra se në një shtëpi në Zejtinburnu mund të gjendet sulmuesi.
Raportohet se në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësitet speciale të ndihmuara nga helikopterët.
Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, autoritet turke të sigurisë kanë konstatuar se sulmuesi kishte shkuar në atë pjesë të qytetit me taksi ku edhe ishte futur në klubin e natës “Reina”. /Telegrafi/
Video fr the scene. #Turkey #Istanbul #Zeytinburnu where #Reina attacker lived.
via @yenisafak pic.twitter.com/XVKskyQxIU
cc: @TerrorEvents— ? Muschelschloss ☕ (@Muschelschloss) January 2, 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit