LAJMI I FUNDIT:

Bletarët e Maqedonisë: Këtë vit do të ketë pak mjaltë

Bletarët e Maqedonisë: Këtë vit do të ketë pak mjaltë
Foto: Ilustrim

Reshjet e shumëta të shiut kanë larë polenin dhe nektarin nëpër lule dhe si pasojë, bletët nuk kanë arritur ta mbledhin gjë që këtë vit do të rezultojë me ulje të sasisë të mjaltit.

Bletari, Shaban Ademi, që bashkë me familjen e tij posedojnë 800 koshere bletësh dhe është brezi i tretë i bletarëve në familjen e tij, thotë se për këtë vit tashmë e kanë humbur një të tretën e sasisë së mjaltit. Ai shpreson që të kenë sukses në dy fazat e ardhshme të vjeljes.


“Është përparësi se na, kur në një vend çel më herët vegjetacioni, vendet malore akoma nuk kanë filluar, ne mundohemi t’i kapim, t’i kthejmë kullotat dy-tre herë dhe dy tre herë mjaltë të mbledhim. Mirëpo me këtë për sivjet bagremi ka dështu, se kohëzgjatja e madhe e të reshurave ndikon dhe bagremi ka shku. Një sasi kemi kap por kjo nuk është sa duhet… Këtë vit deri tash një e treta ajo shihet, një e treta ka shku. Se ne si zakonisht tre herë vjelim mjaltë, nëse është klima e përshtatshme, ndërsa nëse shkon kështu do të dështojmë edhe me livadhet dhe kullotat tjera, në vazhdimësi është kullota e malit,” tha Shaban Ademi, Bletar.

Ademi sqaron se mungesa e sasisë së polenit ka shkaktuar papunësi tek bletët dhe kështu pakënaqësia tek ato është rritur, janë formuar shumë grupacione që kërkojnë ndarjen. Për ta penguar këtë proces, bletarëve u duhet të bëjnë kontrolle të shumta, gjë që e shumëfishon punën e tyre, e cila në këtë sezonë nuk u kompenzua as me sasinë e mjaftueshme të mjaltit.

Sivjet ka pas rojitje të shumëta te bletët edhe bletari ka qenë 5-6 javë rregullisht dhe jemi në fazën e fundit të rojitjeve. Pengimi që bletët të mos ndahen… Në këto kushte klimatike kur ka polen një kohë dhe mandej stagnon, lajmrohet te bletët papunësi, edhe ajo formon grupacion, formojnë ato amzoret dhe çdo grupacion kërkon ndarjen, faktikisht del bleta ndahet dhe kërkon shtëpi të re, kjo shkakton harxhime te bletari se duhet bleta e re të ketë shtëpi të re, dyll të ri, dhe gjithçka që i takon një blete… Rojtimin e parandalojmë me kontrolle, bletët tona me numër me ditarë, me evidencë, krejt bletët shkojnë në kontroll…, u shpreh Shaban Ademi, Bletar.

Bletarët ankonen për uljen e sasisë së subvencione nga ana e shtetit, thonë se nga 700 denarët që më herët merrnin për koshere, këtë vit marrin vetëm 600 denarë. Ata rikujtojnë për rëndësinë kyçe që e kanë bletët jo vetëm për mjaltin dhe produktet e tjera që ofrojnë, por për rolin që ato e kanë në prodhimet bujqësore dhe pemëtarëve. Ata thonë se bletarët duhet të vlerësohen pak më shumë dhe të mos lihen që vetë të ballafaqohen me sfidat e kësaj fushe. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori