LAJMI I FUNDIT:

Blero bëri simbolin e shqiponjës me duar, frikësohet se FIFA do t’ia ndalojë hyrjen në Camp Nou

Blero bëri simbolin e shqiponjës me duar, frikësohet se FIFA do t’ia ndalojë hyrjen në Camp Nou

Blero është duke punuar në projektin më të ri muzikor që do ta sjell shumë shpejt.’

Këngëtari shqiptar njihet edhe si tifozë i flakët i futbollit, sidomos i skuadrës kataluanse të Barcelonës.

HBD KING @leomessi 🙌🏻👑🙌🏻

A post shared by bleromuharremi (@bleromuharremi) on Jun 24, 2018 at 6:36am PDT

Ai në këtë formë është përfshirë në debatin e fundit nëse duhet të dënohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Këta të dy kishin bërë simbolin e shqiponjës pasi që shënuan secili nga një gol kundër kombëtares serbe, të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.

Kjo ka bërë që artisti të risjell një fotografi të bërë në stadiumin Camp Nou teksa bënë me duar simbolin e shqiponjës.

“Mos po më dënon FIFA me mos lejim të futjes në stadiumin të Barcës. Vetëm pse e kom bë shqiponjën”, ka shkruar ndër të tjerash Blero në llogarinë personale në Instagram.

Blero fiton një fanellë të Zvicrës nga Telegrafi, por në këtë Botëror fitues mund të jeni edhe ju
Lexo po ashtu Blero fiton një fanellë të Zvicrës nga Telegrafi, por në këtë Botëror fitues mund të jeni edhe ju

Ndryshe, Blero kujtojmë se është duke punuar në projektin më të ri muzikor të titulluar “Bingo”. /Telegrafi/