Vëllai i "El Chekas", Blerim Ahmedi nëpërmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka demantuar informacionin se ai është arrestuar nga policia e Maqedonisë.

“Ju njoftoj qe jam mire dhe nuk jam i arrestuar. Kjo është metodë e Duit për te frikësuar njerëzit.


Kemi mbështetje te madhe te nderkombetarve dhe do te vazhdojmë ne mënyrë demokratike qëllimin e protestës për ditën e diel ne ora 16:00", shkruan Ahmedi në Facebook.

Më herët u dha informacioni se Blerim Ahmedi ndiqet nga policia për të paktën tri vepra penale./Telegrafi/