LAJMI I FUNDIT:

Blerësit e C7 Corvette e kanë paditur GM për shkak të nivelit të kualitetit

Blerësit e C7 Corvette e kanë paditur GM për shkak të nivelit të kualitetit

Sipas padisë, rrotat e kësaj makine po plasariten dhe po shtypen me kohë

Derisa Chevrolet Corvette Stingray është pritur shumë mirë, pronarët e rinj kanë gjetur disa gabime të turpshme, që nuk është dashur të kalonin kontrollin, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar, janë shpërndarë fotografitë, ku shiheshin qepjet në pjesët e lëkurës, që nuk dukeshin aspak mirë, pasi ishin kryer shumë dobët.

Kjo duket se nuk është asgjë në krahasim me nivelin e kualitetit të C7 Corvette, që ka probleme të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë aksident të rëndë.

Problemi është te rrotat e kësaj makine, që po plasariten si dhe po shtypen me kohë, duke e humbur formën rrethore, që garanton lëvizje normale.

Shkaku i këtyre problemeve, disa blerës të C7 Corvette të prodhuar me 2015 dhe 2019, e kanë paditur GM, pasi kanë shpenzuar që t’i rregullojnë rrotat, si pasojë e të cilave iu janë prishur edhe gomat.

Rrotat kanë tre vjet garanci, apo 57,936 kilometra, por janë dëmtuar pa kaluar koha si dhe rrugëtimi aq sa parashikohej. /Telegrafi/