LAJMI I FUNDIT:

Blenë kasafortën e mbyllur në ankand për “pak para” – ajo që çifti pretendojnë se gjetën brenda është e mahnitshme! (Video)

Blenë kasafortën e mbyllur në ankand për “pak para” – ajo që çifti pretendojnë se gjetën brenda është e mahnitshme! (Video)

Ky është momenti kur një çift britanik pretendon se bëri gjetjen e jetës së tyre brenda një kasaforte të mbyllur – pasi e bleu atë për 1.500 funte në një ankand.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ylli i YouTube, Tom Stanniland dhe e dashura e tij Moon janë të njohur në platformën për shpërndarjen e videove në yotube, me gjërat e tyre të çmendura.


Por këtë herë ata bënë diçka vërtetë të veçantë – nëse është për tu besuar – duke blerë një arkë nga një ankand për 1.500 funte dhe duke u hapur atë.

Pamjet pastaj tregojnë momentin kur ata e vendosën kutinë në një vend të sigurt dhe përdorën një sërë mjetesh për ta hapur atë.

Pas një kohe, djali më në fund thyen muret e trasha metalike për të marrë një shikim brenda.

Ai fillon të zbulojë disa copa mjaft të zakonshme me disa shënime të vjetra të bankënotave të huaja, dokumente dhe letra.

Por gjërat fillojnë të arrijnë në nivel tjetër, kur vë në dukje një unazë të vjetër fejese në një qese të vogël.

Por ajo që zbulon në pjesën e poshtme të kasafortës është me të vërtetë e mahnitshme – një diamant i madh dhe tre shufra të forta prej ari.

Ndërsa ai tërheq thesarin, Moon nuk mund të përmbajë eksitimin e saj dhe çifti fillon të festojë për gjetjen e tyre.

Gjithsesi, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë shprehur dyshimet e tyre rreth vërtetësisë së materialeve të gjendura në kasafortë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori