Në bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e njohur si Rana e Hedhun, po zhvillohet projekti më i ri i Dukagjini Resort.
Teksa ky resort pritet të sjellë një standard të ri në akomodimin e luksit në Shqipëri, aty pritet të ndërtohet një nga pishinat më të bukura në botë.
Sipas gazetarit Blendi Fevziu, që ishte prezent në vendin se ku po ndërtohet projekti në fjalë, pishina është projektuar nga arkitetkti me famë botërore, Chris Precht.
“Chris Precht është arkitekt me famë botërore që ka punuar në Kinë dhe në Bali. Ai është i fiksuar me ruajtjen e natyrës dhe të trashëgimisë. Ai është kontaktuar nga Dukagjini, kompania e cila është pronare e tokës dhe zhvilluese e një prej projekteve më të rralla dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë”, thotë ai.
Ndërsa, sa i përket asaj se si do të duket kjo pishinë, Fevziu dha detaje të tjera.
“Kur ai pa dy shkëmbinjë që hapen me nje pamje mahnitëse mbi Ulqin, Velipojë e Ranën e Hedhun dhe me pak kthesë deri në Gjirin e Lalzit, Chris Precht vendosi të krijoi një pishinë e cila do të jetë një pishinë fluturuese drejt detit dhe do të jetë 5 metra jashtë mbi pemët të cilat do të jenë të vendosura nën pishinë bashk me gurët e tjerë dhe do të jetë me fund xhami në mënyrë që të shihet e gjithë zona, pra duke u bërë një prej pishinave më të bukura të botës”, tha ai.
Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i koorporatës Dukagjini, Korab Lluka, tha se planifikimet e para për projektin në fjalë kanë filluar para 12 viteve, kur kjo zonë ka qenë zonë ushtarake, teksa shtoi se ajo se cfarë e ka bërë të veçante këtë zonë është prezenca e pishave në rërën e detit.
Lluka gjithashtu shpalosi detaje më të hollësime për projektin e resortit dhe apartamentet që do të ndërtohen aty.
“Këtu do të ndërtohen 400 apartamente. 200 do të jenë në pjesën e sipërme e cila quhet veranda dhe residenca dhe pjesa e poshtme është fshati. Ndërkaq në pjesën e veriut do të jenë 49 apartamente dhe do të jetë një ndertesë shumë më e vogël dhe ekskluzive. Aty gjithashtu do të jetë edhe hoteli qe do të ketë 135 dhoma, kazino 2000 metra katëror dhe Spa 3000 metra katëror, si dhe 7 restaurante”, tha ai.
Ndërkaq, në lidhje me atë se sa do të jetë shuma e investuar, Lluka tha se totali, pa pjesën apartamenteve veriore, do të jetë 80 milionë euro.
Kurse, sa i përket mundesisë për investime, Lluka tha se synojnë të ofrojnë çmime sa më të volitshme për të gjithë interesuarit që duan të investojnë aty.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield