Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu, njëherit edhe shkrimtar i disa prej veprave më të njohura të viteve të fundit në Shqipëri, ka prezantuar para lexuesve librin e tij më të ri me titull “Pushteti”.
“Magjia, makthet dhe fundi i tij” janë fjalët kyçe që simbolizojnë veprën e tij më të fundit, e cila flet për dëshirën e njerëzve për pushtet, që shpesh here mund të kalojë edhe në një ego të paskrupullt.
Libri është nxjerrë në shitje për të gjithë lexuesit në Shqipëri, gjersa brenda pak ditëve pritet që ky botim të arrijë edhe në Kosovë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, Blendi ka publikuar disa fotografi, përmes të cilave ka shfaqur radhët e gjata të njerëzve teksa presin për të blerë librin e tij, dhe për të marrë nënshkrimin e autorit.
Kujtojmë që një eufori të madhe lexuesish ka pasur edhe libri “Enver Hoxha”, i cili u publikua në vitin 2011, dhe pati kërkesa të jashtëzakonshme për shitje. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BMo9WnlDKv6
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251