LAJMI I FUNDIT:

Blegtoria, sektor fitimprurës po braktiset nga të rinjtë

Blegtoria, sektor fitimprurës po braktiset nga të rinjtë

Blegtoria është sektor që po shihet si fitimprurës. Por, një fermer në Gjakovë thotë se këtë sektor po e braktisin të rinjtë.

Vehbi Dervishaj nga Orizja e Gjakovës, së bashku me dy punëtorë po e shijnë misrin për ta bërë gati për rreth 50 krerë lopë qumështore. Mbi 25 mijë kilogram misër, ai i ka siguruar vetëm nga dy hektarë të mbjellë.


Fermerët po brengosen se këtë veprimtari mjaft fitimprurëse po e braktisin punëtorët.

Brenda një dite Dervishaj i dorëzon 350 deri 400 litra qumësht, por vonesa e pagesave kohët e fundit po shqetëson atë.

75 vjeçari Vehbi Dervishaj, krahas veprimtarisë blegtorale, pasion e ka edhe bletarinë me të cilën merret tash e 60 vjet./RTK