LAJMI I FUNDIT:

BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

BKT Kosova vazhdon përkushtimin e saj në nxitjen e gjithëpërfshirjes për të gjithë shoqërinë. Këtë herë banka është krenare që sot ka donuar një furgon OJQ-së Hader në Prizren.

Furgoni i dhuruar do të shërbejë si një mjet jetësor për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta, duke siguruar transport të sigurt drejt institucioneve arsimore dhe duke mundësuar akses në shërbimet thelbësore. Duke njohur sfidat me të cilat përballen këta fëmijë dhe familjet e tyre, BKT Kosova është krenare që ndërmerr hapa proaktivë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe nxitjen e një shoqërie më të barabartë.

Ky donacion nënvizon përkushtimin e palëkundur të BKT Kosova për të ofruar kushte thelbësore në përmirësimin e kushteve të komuniteteve të ndryshme të shoqërisë. Duke ofruar mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta, banka synon të krijojë një mjedis më gjithëpërfshirës ku çdo individ ka mundësinë të arsimohet pa pengesa.


Duke komentuar këtë iniciativë, Z. Agon Skeja, Zëvendës Kryeshef Eksekutiv i BKT Kosova tha: “Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse ku çdo individ, pavarësisht aftësive të tij, të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë. Duke dhuruar këtë furgon, ne synojmë të lehtësojmë disa nga sfidat e transportit me të cilat përballen fëmijët me nevoja të veçanta dhe t’i fuqizojmë ata që të kenë akses më të lehtë në arsim dhe shërbime thelbësore.”


Ndërsa Znj. Njomza Buxhovi-Ahmetaj, Drejtuese e Grupit të Bankingut Individual shtoi: “Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, BKT Kosova vazhdon të mbështes projekte kyçe në fusha të cilat bëjnë ndryshim në jetën e qytetarëve. Deri më sot, banka ka përkrahur shumë iniciativa të cilat synojnë të ofrojnë mbështetje në shumë fusha. Ne do të vazhdojmë të jemi shtyllë e komuniteteve përmes iniciativave, donacioneve dhe sponsorizimieve të shumta që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e shoqërisë në tërësi”.

Përmes kësaj nisme, BKT Kosova vazhdon të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës dhe misionin e saj për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetet të cilave u shërben. Banka mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të nxitur ndryshime domethënëse dhe për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse për të gjithë.