LAJMI I FUNDIT:

Bjellorusia përjashtohet nga “Eurovisioni”

Bjellorusia përjashtohet nga “Eurovisioni”

Shteti i Bjellorusisë është përjashtuar përfundimisht nga gara e sivjetme e “Eurovisionit”.

Unioni i Transmetuesve Evropianë, i cili është edhe realizuesi i festivalit të madh evropian, ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare se Bjellorusia nuk do të jetë pjesë e festivalit këtë vit.


“Të Mërkurën, më 10 mars i kemi shkruar transmetuesit BTRC, i cili është përgjegjës për hyrjen e Bjellorusisë në Konkursin e Këngës “Eurovision”, për të kërkuar që ata të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ndryshuar hyrjen e tyre në ngjarjen e këtij viti për t’u siguruar që ajo është në përputhje me rregullat e konkursin. Pas kësaj BTRC paraqiti një këngë të re, nga të njëjtët artistë, brenda një afati kohor të rënë dakord”, thuhet në deklaratë.

Tutje, EBU shkruan se pavarësisht se shteti bjellorus paraqiti një këngë të dytë, prapëseprapë kënga kishte mospërputhje me rregullat e Eurovisionit.

“EBU dhe Grupi i Referencës, bordi drejtues i Konkursit, shqyrtuan me kujdes hyrjen e re për të vlerësuar të drejtën e saj për të konkurruar. U konkludua që paraqitja e re ishte gjithashtu në shkelje të rregullave të konkursit që sigurojnë që konkursi nuk është i instrumentalizuar ose sjellë në mosrespekt. Ndërsa BTRC nuk ka arritur të paraqesë një hyrje të pranueshme brenda afatit të zgjatur, për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës në “Eurovision në maj”, thuhet në deklaratën zyrtare të EBU-së.

Bjellorusisë fillimisht I ishte tërhequr vërejtja për këngën me mesazhe politike, e cila bie ndesh me nenin 2.7 të kontratës zyrtare të fesitvalit të këngës, “Eurovision”.

Kënga e pare e përzgjedhur e titulluar “Ya Nauchu Tebya” u kritikua për tekstin që kishte nënvizime politike që tallen me lëvizjen Bjelloruse pro-demokracisë. Populli i Bjellorusisë ka marshuar në rrugë për muaj me radhë për të protestuar kundër regjimit të Presidentit Alexander Lukashenko. Teksti i këngës “Ya Nauchu Tebya” kërkon ndjekjen e rendit të vendosur.

Bjellorusia ndër vite në “Eurovision”:

Bjellorusia nuk ka pasur një sukses relativisht të madh ndër vite në “Eurovision”. Ata kanë marrë pjesë çdo vit që nga viti 2004, por u kualifikuan në finale vetëm gjashtë here.

Rezultati i tyre më i mirë është mbetet vendi I gjashtë në vitin 2008 me këngën “Work Your Magic” të kënduar nga Dmitry Koldun. Ky është pozicioni i tyre i vetëm ndonjëherë në Top-15 në “Eurovision”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori