Masat e ndërmarra dhe rekomandimet për të qëndruar në shtëpi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të njohur si Covid-19, kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe punës së njerëzve në mbarë botën. Padyshim se njëri ndër sektorët më të prekur nga këto masa të ndërmarra mbetet ekonomia, më konkretisht bizneset në sektorin privat.
Duke qenë të detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre biznesor dhe duke operuar në humbje, një pjesë e madhe e bizneseve kanë filluar të kërkojnë metoda alternative të shitjes, si shitjet online. Madje një numër biznesesh veçse kanë filluar të adaptohen në ndryshimet e fundit, dhe kanë nisur të shesin online. Procesi i shitjes online ju mundëson bizneseve të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos rrezikuar shëndetin, dhe në të njëjtën kohë duke qenë afër klientëve dhe duke përmbushur nevojat e tyre. Përparësi tjetër e shitjeve online janë kostot më të ulëta të bërit biznes si qiraja, pagat, marketingu efikas, depërtimi më i lehtë në tregje të reja dhe të tjera.
GjirafaMall.com, si qendra më e madhe tregtare e shitjeve online në vend, me më shumë se 140.000 produkte, ka shënuar rritje në numrin e kërkesave nga bizneset private, për të qenë pjesë e saj. Mbi 100 biznese të njohura vendore nga sektorë të ndryshëm si Libraria Dukagjini, Dardania Sport, Intersport, Coincasa, Optika Simoni, Sirius Wine, Atlantik Group, Frutti, EuroFood dhe të tjera, kanë shitur dhe vazhdojnë të shesin suksesshëm online përmes GjirafaMall.com.
Me infrastrukturën teknike dhe logjistike që posedon, GjirafaMall ju mundëson bizneseve në Kosovë të shesin produktet e tyre online në gjithë Kosovën. Përparësitë dhe benefitet e bizneseve për të shiturit online përmes GjirafaMall janë: kujdesi dhe shërbimi i vazhdueshëm ndaj klientit, transporti i produkteve të tyre nga GjirafaMall deri tek klienti në gjithë Kosovën, dhe arritja dhe depërtimi tek klientët dhe tregjet e reja në gjithë Kosovën përmes formave më të avancuara të marketingut digjital. Të gjitha këto me kosto minimale.
GjirafaMall.com, mbetet e hapur për të gjitha bizneset e interesuara për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre online në gjithë Kosovën. Çdo biznes i interesuar për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre online përmes GjirafaMall.com, duhet të mbush formularin e aplikimit duke klikuar KËTU.
Po ashtu, për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit +383 49 39 00 39, apo email adresën contact@gjirafamall.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi