Personat e kualifikuar në Gjermani kanë mundësi të përzgjedhin vende të punës. Ndërmarrësit i joshin ata me oferta të ndryshme.
Këto gjëra njihen në botën e biznesit fillestar: tavolina për lojëra, shporta me pemë, apo birra dhe verë të mirë në vendet e punës.
Ofertat si joshje për pranimin e një vendi të punës, për pionierët e botës dixhitale, të cilët kanë aftësi të veçanta dhe të cilët ishin të gatshëm të ofrojnë shumë, për rroga jo tepër të mëdha.
Por gjërat ndërkohë kanë ndryshuar dhe ndërmarrjet po angazhohen të gjejnë rrugë të tjera për joshjen e punëtorëve të nevojshëm. Në shumë fusha ka mungesë të fuqisë punëtore – në këto ndërmarrje nuk kërkohen vetëm më të kualifikuarit por edhe të tjerë.
“Tani kemi një treg të punëmarrësve dhe jo të punëdhënësve”, nënvizon kryetari i shoqatës së IT Bitkom, Achim Berg.
Feel-Good-Manager
Konkurset për punë, ku kërkoheshin kushte të ndryshme kanë ekzistuar dje, ndërsa sot duken më ndryshe.
“Karshi tavolinave për lojëra të ndryshme, dy drejtorët tanë, Feel-Good-Manager, kujdesen tek ne që kolegët të ndjehen mirë në ndërmarrjen tonë. Ata të mbështesin për zhvendosjen tënde nga një qytet tjetër tek ne, në kërkimin e një apartamenti për banim, apo organizimin e ngjarjeve dhe takimeve të ndryshme”, thuhet në një prej konkurseve për punë, ku kërkohen ekspertë të informatikës.
Federike Schröder flet për një garë mes ndërmarrjeve për punëtorët më të mirë. Ndërmarrjet kërkojnë fuqi të kualifikuar punëtore me oferta të ndryshme. Një ndërmarrje në Berlin ka rreth 250 bashkëpunëtorë, por aktualisht ajo ka edhe 60 vende të lira pune. Më së shumti kërkohen specialistë të informatikës, në radhë të parë ata që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale.
Kërkesat e të rinjve
Në zyrat e ndërmarrjes në Berlin punojnë njerëz nga 28 kombe të ndryshme. Mesatarja e moshës së tyre është rreth 30 vjet. Brenda mund të shohësh pajisje të ndryshme, lojëra, shporta me pemë, molla, banane, mandarina. Pijet janë në bar, automatë për kafe…
Ata që vijnë sot nga universiteti në tregun e punës kanë kërkesa më të mëdha. Ata kërkojnë më shumë fleksibilitet, orare më të shkurtra pune dhe më shumë kohë të lirë. Një ndër pyetjet e para, kur paraqiten për punë është, si qëndron puna me rrogën dhe cilat përfitime ofroni ju?”, thotë Schröder.
Jo të gjithë kërkojnë kushte
Njerëzit kanë kërkesa individuale dhe interesa të ndryshme, varësisht nga faza e jetës. Ata kërkojnë ndonjë biletë për udhëtim, kushte më të mira për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, anëtarësi në klube dhe shoqata të ndryshme të sportit.
Ndërkohë standardet janë rritur, ka konstatuar shoqata e IT Bitkom, në një studim në 856 ndërmarrje. Ofertat për punë janë më fleksibël, ofrohen mundësi për përgatitje më të mirë profesionale dhe përparim në karrierë, ofrohet teknika më e re mobile, e cila mund të përdoret edhe për qëllime private.
Makinat zyrtare kanë qenë dikur simbol i statusit, ndërsa tani këto i vlerësojnë si një argument të fuqishëm për pranimin e një pune, vetëm 12 për qind e të anketuarve. Rrogat mbi mesatare luajnë rol vetëm për 9 për qind të personave të anketuar. Dy përqind e punëdhënësve janë të gatshëm të ofrojnë edhe një bonus në para, në forma të ndryshme.
Friderike Schröder thotë se ofertat materiale janë vetëm një pjesë e rëndësishme për të joshur punëmarrësit. Ndërkohë njerëzit nuk janë të interesuar vetëm për para, por kërkojnë një punë e cila ofron edhe kënaqësi dhe ofron mundësi të ndryshme.
“Në listën e përfitimeve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe zhvillimit personal të punëmarrësit, përmes ofertave dhe trajnimeve të ndryshme”, shpjegon Schröder.
Por ekspertët thonë se tek punëmarrësit nuk kërkohen vetëm kualifikime dhe ekspertizë. Nga kandidatët kërkohet edhe gatishmëri për punë, aftësi integrimi në ekip, vullnet për fitore në punë, përzemërsi dhe gatishmëri për të ndihmuar tjetrin. Me rëndësi është që bashkëpunëtorët të jenë të kënaqur me punën dhe në punë.
“Njerëzit mbeten në një sipërmarrje për shkak të njerëzve të tjerë që punojnë aty”, nënvizon Schröder. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj