LAJMI I FUNDIT:

Bixhozi i paligjshëm, 11 vjet burgim në total për 10 të akuzuarit – dy të tjerë lirohen nga akuza

Bixhozi i paligjshëm, 11 vjet burgim në total për 10 të akuzuarit – dy të tjerë lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H. 

Sipas njoftimit të gjykatës, 10 nga të akuzuarit janë dënuar me 11 vite burg për bixhoz të paligjshëm, dy tjerë janë liruar nga akuza ndërsa për njërin nga ta është refuzuar aktakuza.


I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë.

“Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë (6) muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 €, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin për media.

“Obligohen secili i pandehur veç e veç, që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) €,  për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë  në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Tutje thuhet se të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen.

Gjykata po ashtu ka marrë aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penaleOrganizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërsa, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori