LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin bie nën nivelin prej 7,000 dollarësh

Bitcoin bie nën nivelin prej 7,000 dollarësh

Bitcoin sot ra nën nivelin prej 7,000 dollarëve dhe testonte një sesion të ulët prej 6,963.02 dollarë.

Pasi humbi ekuivalentin prej 30 milionë dollarë gjatë një hakimi në qershor, Bithumb me bazë në Seul, u detyrua nga partneri bankar i tij Nonghyup Bank për të ndaluar përkohësisht marrjen e klientëve të rinj, mirëpo shkëmbimi i pestë më i madh i botës ka rihapur regjistrimet e llogarive përsëri këtë javë.


Koreja e Jugut është tregu i katërt më i madh për Bitcoin pavarësisht nga disa shtrëngimeve nga rregullatorët. Mbikqyrësi më i lartë financiar i vendit, tha në qershor se do të kërkonte që bankat vendase të monitoronin të gjitha llogaritë e këmbimit në përputhje me ligjet koreane kundër pastrimit të parave. /Telegrafi/