LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin arrin në rreth 20,000 dollarë, afër kapërcimit të kufirit historik të çmimit

Bitcoin arrin në rreth 20,000 dollarë, afër kapërcimit të kufirit historik të çmimit

Bitcoin ka arritur vlerën prej gati 20 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht po tregtohet me 19,700.99 dollarë, që është një rritje prej rreth 7 për qind brenda 24-orëve.


Brenda muajit nëntor, Bitcoin ishte rritur me rreth 40 për qind të vlerës.

Vlera aktuale Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Pra, vlera e kësaj kriptovalute ka arritur pikën më të lartë që prej 7 janarit 2018.

Tre muaj më parë, vlera më e lartë e Bitcoin ishte 10,528.89 dollarë.

Megjithatë, vlera e saj aktuale është afër asaj që kishte më 17 dhjetor 2017 prej 20,089 dollarë.

Aktualisht vlera e kapitalit të tregut të Bitcoinit është 365 miliardë dollarë, ku përbën mbi 60 për qind të kriptovalutave. /Telegrafi/