LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Energjia elektrike shpenzohet në mënyrë joekonomike nga një numër i vogël i konsumatorëve

Bislimovski: Energjia elektrike shpenzohet në mënyrë joekonomike nga një numër i vogël i konsumatorëve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mbajti mbledhje pune me profesorët e Fakultetit të Makinerisë dhe të Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative, të cilët me profesionalizmin e tyre do të marrin pjesë në përpunimin e sistemit të ri tarifor të energjisë elektrike me qëllim të vendosjes së bllok tarifave.

Sipas KRRE-së, profesorët do të marrin pjesë edhe në analizën e nevojshme për përcaktimin e kufirit të konsumit mesatar në bllok tarifat individuale. Qëllimi i reformës në sistemin tarifor të energjisë elektrike, siç thonë nga KRRE, është të mundësojë çmim të arsyeshëm për të gjithë konsumatorët, e njëkohësisht edhe të nxisë përdorimin racional të energjisë elektrike.

“Siç edhe paralajmëruam, do të përfshijmë të gjitha palët relevante në reformimin e sistemit tarifor të energjisë elektrike. Analizat dhe të dhënat që do t’i marrim, do të jenë bazë që reforma të jetë e drejtë dhe të garantojë mbrojtjen e konsumatorëve, të cilët në mënyrë racionale e shpenzojnë energjinë elektrike. Tashmë e kemi bërë të ditur se të dhënat e para nga analizat e bëra tregojnë se energjia elektrike shpenzohet në mënyrë joekonomike nga ana e një numri të vogël të konsumatorëve në këtë periudhë të krizës energjetike. Rrjedhimisht, përveç faktit se ngrohen edhe pishina të brendshme dhe të jashtme, të dhënat tregojnë se 17 amvisëri në nivel vjetor shpenzojnë 10% të konsumit vjetor të energjisë elektrike të të gjitha amvisërive. Në këtë reformë, theks i veçant do t’i vihet leximit të rregullt të matësve të konsumatorëve me qëllim që konsumatorët të ndahen përkatësisht nëpër bllok tarifa. Modeli i ri, i cili do të hartohet në bazë të përvojave të vendeve të tjera ku përdoret, do të dizajnohet që maksimalisht t’i mbrojë konsumatorët që kanë konsum mesatar – për ata do të sigurohet çmim më i ulët në raport me tarifat e reja. Konsumatorët, të cilët shpenzojnë sasi enorme të energjisë elektrike, do të paguajnë çmim real”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori