LAJMI I FUNDIT:

Bislimoski në samitin energjetik në Neum: Investimet dhe shpenzimi racional i burimeve energjetike janë të domosdoshme

Bislimoski në samitin energjetik në Neum: Investimet dhe shpenzimi racional i burimeve energjetike janë të domosdoshme

“Kriza në sektorin energjetik, me të cilën po ballafaqohet e tërë Evropa, përveç se ia tregoi opinionit publik kuptimin e vërtetë të pavarësisë energjetike, njëkohësisht i vendosi investimet në energjetikë në fokus të qeverive gjatë formimit të buxhetit”.

Këtë e theksoi kryetari i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik (Energy Community Regulatory Board – ECRB) dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit, Marko Bislimoski në samitin energjetik që mbahet në Neum, Bosnjë dhe
Hercegovinë.

“Nëse vaksinimi është përgjigje ndaj pandemisë, atëherë përgjigje e vetme ndaj krizës energjetike janë investimet. Evropa dhe Ballkani demonstruan ndjeshmëri kur bëhet fjalë për burimet energjetike. Çmimet e bursave rriteshin dhe ende po rriten me një shpejtësi marramendëse fillimisht sa i përket energjisë elektrike, gazit natyror, e tani edhe derivateve të naftës dhe duhet të them se jemi larg stabilizimit. Tani çështja është se cili nivel i çmimeve do të shpallet si normal. Jam i bindur se çmimet e burimeve energjetike kurrë më nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm. Për këtë shkak investimet në energjetikë duhet të jenë në plan të parë kur përpilohen buxhetet e shteteve. Për më tepër, në strategjitë për energjetikës duhet përfshihen edhe aspektet gjeopolitike kur është në pyetje pavarësia, ndërsa tranzicioni i drejtë duhet të zbatohet me masë dhe me kujdes”.

“Të gjithë duam të hyjmë në procesin e dekarbonizimit që nënkupton mjedis jetësor më të mirë, por jemi ballafaquar me gjendje absurde të kthimit në funksion të impjanteve të qymyrit nëpër tërë Evropën, për shkak të mungesës së energjisë për shkaqe gjeopolitike. Jemi kthyer në situatën kur energjia më e shtrenjtë është ajo që nuk ekziston. Dua të theksoj se në këtë proces duhet të ndihmohen kategoritë e ndjeshme. Ne si rregullator e filluam iniciativën dhe e njëjta u realizua – u zgjerua përfshirja e personave që pranojnë ndihmë financiare për faturat e energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore. Paraprakisht inicuam uljen e TVSH- së në faturat që i marrin amvisëritë”, theksoi Bislimoski në panelin e dedikuar Tregjeve të Energjisë Elektrike – sfidat dhe realiteti i ri.

Ai theksoi se duhet të punohet paralelisht edhe në investimet në energjetikë, por edhe burimet energjetike të përdoren racionalisht.

Samiti energjetik në Neum, Bosnjë dhe Hercegovinë është i organizuar nga USAID-i, UNDP-ja, UE-ja, delegacioni i Bosnjës dhe i Hercegovinës dhe GIZ. Ekspertë kyçë rajonal dhe ndërkombëtarë të lëmisë energjetike debatojnë për sfidat në tregun e energjisë elektrike dhe nivelin e zbatimit të reformave në kohë të krizës energjetike si dhe për gjendjen me gazin natyror dhe rolin e burimeve energjetike në kohë të tranzicionit të drejtë.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori