LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takohet me ambasadorin Hovenier – Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët pas liberalizimit të vizave

Bislimi takohet me ambasadorin Hovenier – Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët pas liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me të cilin bisedoi për liberalizimin e vizave.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se ambasadori Hovenier e përgëzoi dhe uroi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme.


Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik kryesor i Republikës së Kosovës. Thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve tona është objektiv primar dhe vizita e zëvendëskryeministrit Bislimi me ministrin Murati javën e kaluar në SHBA e riafirmoi dhe synimin për të vazhduar fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes nesh.

Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori