LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i reagon Vuçiqit pasi tha se Serbia i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet: Propagandë e pastër

Bislimi i reagon Vuçiqit pasi tha se Serbia i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet: Propagandë e pastër
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një interviste dhënë për CNN ka thënë se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga prilli i vitit 2013 e deri më sot.

Këtë deklaratë Bislimi e ka quajtur propagandë të pastër, ndërsa ka listuar edhe disa prej shkeljeve siç ka thënë ai, të rënda të kryera nga Serbia.


“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiq tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është shtrembërim i fakteve dhe propagandë e pastër. Më poshtë një listë e vetëm disa prej shkeljeve të rënda të kryera nga Serbia”, ka shkruar zëvendëskryeministri në llogarinë e tij në Twitter.

Vuçiq thotë se Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

Njëra prej gjashtë pikave të paraqitura nga Bislimi ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2013, në të cilën përshkruhet shuarja e strukturave paralele ilegale.

“Duke vazhduar t’i mbajë strukturat paralele në veri të vendit aktive dhe duke ofruar paga për personat që mbajnë ato funksione, Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e përmbushi këtë obligim. Një dështim, efektin e së cilës po e ndjejmë edhe sot me tensionet e shkaktuara nga këto elemente kriminale në veri, ku huliganët e bandat të dirigjuara nga Beogradi po vazhdojnë të mbrojnë këto institucione paralele; E njëjta marrëveshje e vitit 2013, kërkon nga Serbia që të mos e pengojë apo inkurajojë pale të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane”, thuhet në këtë pikë.

“Dihen përmasat e përmbushjes së këtij obligimi nga ana e Serbisë së Vuçiqit. Njësoj të pazbatuara kanë rezultuar edhe obligimet e marra nga Serbia në marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit; marrëveshja për vulat doganore; marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit, marrëveshja për energjinë, pjesë  të marrëveshjes për Telekomin; marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse; marrëveshja për certifikatat fitosanitare e shumë e shumë të tjera. Aq shumë shkelje, sa kemi konstatim zyrtarë të vetë Brukselit, sipas të cilit, lista e mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Serbisë është dy herë më e gjatë se ajo e palës kosovare”.

Bislimi ka përmendur edhe premtimet e panumërta nga figura të larta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas tij, këto janë shkelje direkte e marrëveshjes bazike të 27 Shkurtit si dhe kundër parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pika e tretë ka të bëjë me votën e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka Bislimi ka thënë se është shkelje e cila është njohur edhe nga Parlamenti Evropian që i bën thirrje Serbisë për ta ndryshuar votën sa më parë.

“Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës, njihen mirë tashmë sepse vetë ato janë bërë publike nga i njëjti president i Serbisë”, thuhet tutje.

Në pikën e katërt përmenden deklaratat e vazhdueshme ku veriut të Republikës së Kosovës i referohet si zonë e okupuar.

“Dëftim i cili haptazi është cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe është kundër gjithë parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Ndërsa, në fund Bislimi ka thënë se e njëjta qeveri e i njëjti president, për vite me radhë kanë kërcënuar pluralizmin demokratik përbrenda komunitetit Serb në Kosovë, duke imponuar vetëm një parti politike e cila kontrollohet direkt nga Beogradi.

“Kjo frymë autokrate e përcjellur direkt nga Beogradi, e ka lënë komunitetin serb për muaj me rradhë pa përfaqësim në institucionet e Republikës së Kosovës, jashtë kandidimit në zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore. Pluralizmi politik është një nga vlerat demokratike që e karakterizon mjedisin politik në Kosovë për të gjitha komunitetet, përveç atij serb, i cili fatkeqësisht me presion e kërcënime nga Beogradi është shtypur dhe shantazhuar në çdo çast që ka pasur tendenca të krijohen parti të tjera politike të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë zëvendëskryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori