LAJMI I FUNDIT:

Bislimi priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

Bislimi priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, si dhe planet në të ardhmen, veçanërisht në fushën e financave.

Me këtë rast, ministri Besnik Bislimi falënderoi ambasadoren e Kroacisë për angazhimin e shtetit të saj në përkrahjen e Kosovës në proceset integruese evropiane, si dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë sidomos në fushën e financave. Ai më tej e njoftoi Ambasadoren Barišić për prioritetet e Qeverisë Kurti, me fokus të veçantë në projektet që pritet të përfshihen në buxhetin e vitit 2020.


Ndërsa, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić, e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për bashkëpunim në fushat me interes për të dyja vendet. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e fokusit të Qeverisë Kurti në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si një ndër parakushtet kryesore për një shtet stabil dhe funksional./Telegrafi/