LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Për zgjedhjet në Medvegjë, votuesit nga Kosova mund të përballen me pengesa administrative në kufi

Bislimi: Për zgjedhjet në Medvegjë, votuesit nga Kosova mund të përballen me pengesa administrative në kufi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në prag të zgjedhjeve në Serbi ka bërë thirrje për unitet në përkrahje të shqiptarëve që ndodhen në Luginën e Preshevës.

Bislimi ka thënë se projekti serb për heshtjen e zërit shqip, duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim.


Sipas tij, institucionet qendrore e lokale serbe, i kanë targetuar për diskriminim e shtypje shqiptarët në drejtësi e gjyqësor, arsim, shëndetësi e kulturë, qasje në punësim e ndërmarrje publike.

“Edhe pasivizimi i adresave është përpjekje e mëtejshme e vazhdueshme për spastrim etnik administrativ e institucional. Zërat e fuqishëm duhet t’i dalin ballë Luginës. Zëri i fuqishëm në parlament, ai i Shaip Kamberit me numër 13, por sidomos dhe ai në nivel lokal, veçanërisht në Medvegjë me numër 2”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës garojnë me dy lista – njëra e Shaip Kamberit dhe tjetra e Shqiprim Arifit
Lexo po ashtu Zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës garojnë me dy lista – njëra e Shaip Kamberit dhe tjetra e Shqiprim Arifit

Ai më tej është shprehur se zgjedhjet lokale atje, po përballen me shumë shkelje.

Ka shtuar se si pasojë e pasivizimit, shumë votues shqiptarë nuk gjenden në regjistrat e votuesve duke ia mohuar të drejtën e votës.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri ka thënë se është shqetësuese që për zgjedhjet lokale në Medvegjë, votuesit nga Kosova që duan të shprehin vullnetin e tyre të lirë, mund të përballen me rrezikun potencial të pengesave administrative në kufi.

“Kam njoftuar në lidhje me këtë situatë dhe emisarin Lajçak, ku kërkova gatishmërinë e BE-së që të ndërhyjë në pikën kufitare në Mutivodë në rast të paraqitjes së shkeljeve të tilla”.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë dhe avancojnë të drejtat dhe liritë për komunitetin tonë që jeton në atje. Vota e 17 dhjetorit, është votë për rezistencë. Për rezistencë kundër autoritarizmit dhe shtypjes.

Në këtë betejë politike, secila votë është e vlefshme. Ajo duhet të dëshmohet të dielën e 17 dhjetorit, me vendosmëri e guxim”, ka përfunduar Bislimi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor.

Në listën e Shaip Kamberit bëjnë pjesë këto parti: Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori