LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Engel dhe Albright dhanë mesazhe shumë të mira, Kosova është me fat që e ka aleat Amerikën

Bislimi: Engel dhe Albright dhanë mesazhe shumë të mira, Kosova është me fat që e ka aleat Amerikën

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesëve në SHBA, Eliot Engel, sërish ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se është një realitet i pakthyeshëm.

Ndërsa edhe Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, ka thënë në fjalimin e saj se ndërhyrja e ushtrisë amerikane dy dekada më parë bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka qenë veprim i duhur.


Faton Bislimi nga LDK-ja mesazhin e Engel dhe Albright i ka quajtur si “më të mirat që mund t’i ipen administratës në ardhje të Bidenit”.

“Është për t’u përshëndetur fakti që Engel ka vendosur ta mbajë këtë seancë dëgjimore, edhe pse në fund të mandatit të tij. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen e Kosovës,  s’ka diskutim. Edhe përkundër faktit që ai s’do të jetë më në Kongresin e SHBA-ve, e mira e punës është që në vend të tij do të vijë një kongresmen nga New York-u poashtu, Gregory Meeks, që është poashtu një njeri që ka luajtur rol të rëndësishëm për çështjen e Kosovës”.

“Deklaratat edhe të Engel edhe të Albright, janë vazhdimësi e politikës demokrate në përgjithësi në veçanti asaj të Clinton. Janë mesazhet më të mira që i ipen adiministratës në ardhje asaj të Biden. Edhe pse Biden nuk është që s’ka njohuri për çështjen e Kosovës. Ka 30 vite që Biden ka qenë i angazhuar fuqishëm në çështjen e Kosovës”, tha Bislimi për Klan Kosova.

Bislimi ka theksuar që për Kosovën është një fat i madh miqësia e vazhdueshme me SHBA-të.

“Për ne, si shqiptarë fati ynë i madh ka qenë dhe mbetet miqësia me speciale me SHBA-të, të cilët vazhdojnë të jenë aleati pazëvendësueshëm në përpjekjen tonë në shtetndërtimin e Kosovës. Pa SHBA-të, Kosova do ta ketë vështirë ecjen përpara”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori