Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë
Bislimi, përmes një postimi në Facebook , tha se ambasadori i ri amerikan do të vijë në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e quan proces të stërzgjatur.
Tutje ai tha se ambasadori Hovenier do të punojë për të çuar përpara dhe procese të tjera të avancimit të Kosovës.
“Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon. Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i Bislimit:
“Vitin e ri 2022 e fillova me një takim shumë të frytshëm e të rëndësishëm qysh në ditën e parë të punës pas festave të fundvitit: me Ambasadorin e ri të SHBA-ve z. Jeff Hovenier, i cili vetëm pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë për të marrë udhëheqjen e Ambasadës Amerikane atje. Ambasadori Hovenier është një zyrtar i kalitur i shërbimit të jashtëm amerikan, veteran edhe i çështjes së Kosovës do të thoja, ngase ka qenë i dërguar i Departamentit të Shtetit në negociatat në Rambouillet dhe më vonë edhe në ato të Vjenës.
Bashkëbisedimi ynë u fokusua në temat më kruciale të politikës në Kosovë dhe në marrëdhënjet tona me SHBA-në. Si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës sonë të vetme lobiste në Capitol Hill tash e mbi tri dekada, jam mëse i lumtur të them se vendosshmëria e Washingtonit për të përkrahur Kosovën mbetet e palëkundur. Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon.
Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë.
Në cilësinë time si ish-Deputet dhe tani anëtar i Kryesisë së LDK-së dua të ritheksoj edhe njëherë — me zë të lartë e të kjartë — se platforma e vetme që garanton suksesin tonë në tejkalimin e kësaj sfide madhore politike siç është dialogu është ‘uniteti në dallime,’ ngase dialogu, dhe veçanërisht përfundimi me sukses i tij, është interes kombëtar i Kosovës dhe tejkalon secilën parti e qeveri!
As qeveria e as opozita nuk e kanë komoditetin e lojës me dy standarde sa i përket dialogut dhe ‘themres së Akilit’ në atë proces – asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarëdo tentimi për të përfituar pikë të lodhta politike nga këto tema është totalisht i papranueshëm nga SHBA-të!
Në fund, por jo më pak e rëndësishme, në përvjetorin e 19të të vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin e tij Enisin, dhe kushëririn Hasanin, nuk munda të mos insistojë në zbardhjen e krimeve si ky ndaj Zemajve e shumë të tjerëve.
Ky shtet yni sot ekziston falë sakrificës së shumë gjeneratave, rezistencës aktive, luftës çlirimtare, dhe vizionit të Presidentit Rugova (‘në miqësi permanente me SHBA-të’) të cilin Ambasadori e kishte njohur personalisht dhe për të cilin ai gëzon një respekt të veçantë!
SHBA-të, si partneri e aleati ynë i pazëvendësueshëm, nuk kanë investuar kot në Kosovë që nga Rezoluta Kongresionale e parë më 1986 e deri më tani. Projekti i shtetit të Kosovës është edhe projekt i interesave gjeostrategjike amerikane. Kushdo – në Beograd apo gjetiu – që pretendon se mund ta zhbëjë ose dëmtojë deri në jofunksionalitet këtë Republikë, do të dëshprohet keq!
P.S. Edhepse takimi ishte paraparë të mbahej ‘live,’ për shkak të masave të shutara anti Covid-19 në Departamentin e Shtetit, takimi u mbajtë online”, ka shkruar Bislimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur