LAJMI I FUNDIT:

Bisha Brabus 6×6 (Foto)

Bisha Brabus 6×6 (Foto)

Vitin që lamë pas u prezantua një G-Class 6×6 fenomenal me gjashtë rrota aktive, me një motor të çmendur dhe stabilitet të jashtëzakonshëm.

Pas këtij prezantimi që ishte diçka e paparë në industrinë e makinave, ky automjet ngjalli një interes të madh për kompanitë modifikuese.

Njëra ndër to ishte Brabus, e cila kryesisht merret me modifikim e makinave Mercedes-Benz.Brabus i dha një ekskluzivitet tepër të madh kësaj makine 6×6, duke arritur të prodhojë një G-Class të quajtur Brabus B63S-700 6×6, e cila lirisht mund të quhet më e mira e prodhuar ndonjëherë.

Një 6×6 Mercedes-Benz G63 AMG normal, vihet në lëvizje me një motor 5.5 l, tetë cilindra dhe prodhon 544 KF (400 KW). Ndërsa ky përbindësh i modifikuar është i pajisur me një motor 5.5 litra V8 Biturbo që arrin të prodhojë 700 KF (515 KW). Për shkaqe sigurie shpejtësia maksimale kufizohet në 160km/h (100 mph) pasi që është e pajisur me disqe 37inch.

Kësaj makinë iu zëvendësuan dy Turbocharger, dukë i vënë dy tjerë të quajtur ‘Brabus Special’ dhe një kompresor gjigant që prodhon presion të madh, i cili u projektua posaçërisht për këtë veturë të modifikuar.

Projektuesit janë përkujdesur që të sjellin një interier jashtëzakonisht të veçantë të veshur me lëkurë Alcantara të kombinuar me ngjyre të kuqe dhe të zezë.

Makina është e vetme për nga lloji i saj dhe nuk dihet nëse është shitur.

brabus1 brabus2 brabus3 brabus4 brabus5