Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë - ndërsa dalin më shumë detaje mbi pikat kryesore të ngërçit

Sipas NBC News, i cili citon dy persona të njohur me negociatat, bisedimet ballë për ballë SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë.
Hapja e Ngushticës së Hormuzit për një rrjedhë të lirë të anijeve është një pikë e rëndësishme pengese në negociatat për çdo marrëveshje, tha njëri prej personave.
Aftësia bërthamore e Iranit është një tjetër, shtoi personi i dytë, transmeton Telegrafi.
SHBA-të i kërkuan Iranit gjatë bisedimeve gjatë fundjavës një pezullim 20-vjeçar të pasurimit të uraniumit.
Iranianët ranë dakord për 3-5 vjet, gjë që Donald Trump tha se nuk është e pranueshme, sipas personit të dytë.
Një nga këto burime tha gjithashtu se SHBA-të i kanë kërkuar Iranit të heqë uraniumin shumë të pasuruar nga vendi - por Irani ra dakord për një "proces të monitoruar të përzierjes" - një proces ku uraniumi shumë i pasuruar përzihet me uranium natyral ose më pak të fuqishëm. /Telegrafi/






















































