LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të rinisin në Vjenë

Bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të rinisin në Vjenë

Negociatorët do të rinisin bisedimet që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, pas raportimeve se ka pasur mospajtime për disa çështje kyçe.

Bisedimet, që rinisin më 20 qershor, janë pjesë e raundeve të fundit të bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që po mbahen në Vjenë që prej muajit prill.


Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën nga marrëveshja, ku Irani ishte pajtuar që të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Zyrtarët kanë lënë të kuptohet se kanë dallime, veçmas në çështje kyçe.

Negociatori rus, Mikhail Ulyanov njoftoi në Twitter për vazhdimin e bisedimeve në Vjenë për marrëveshjen bërthamore.

“Një marrëveshje për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore është e arritshme, por ende nuk është finalizuar”, tha ai.

Palët që ende janë pjesë e marrëveshjes janë: Irani, Rusia, Kina, Franca, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Shtetet e Bashkuara janë prezentë, por nuk negociojnë drejtpërsëdrejti, për shkak se Irani refuzon që të takohet ballë për ballë me SHBA-në.

Që prej se presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani ka rinisur pasurimin e uraniumit, që mund ta çojë këtë shtet drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Pasardhësi i Trumpit, presidenti Joe Biden, ka shprehur vullnetin e tij për t’iu ribashkuar marrëveshjes, pasi Uashingtoni të jetë i sigurt se Teherani do të respektojë zotimet e tij. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori