Bisedimet për emrin Maqedoni-Greqi në nivel të ministrave

Për arritjen e zgjidhjes, Besimi kërkoi edhe përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.
“Mendoj se duhet të ketë përfshirje edhe të bashkësisë ndërkombëtare, angazhim më të madh në pjesën e lehtësimit të procesit dhe këtu do t'i numëroja si KB-në, NATO-n dhe BE-në dhe vendet anëtare të këtyre institucioneve para së gjithash SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe dhe të tjerë që mund të ndihmojnë, por kryesisht janë këto vende”, ka thënë Besimi në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA.
Aspekti i dytë që pritet gjatë vitit 2015, sipas Besimit, është ngritja e nivelit negociues në nivel të ministrave ose kryeministrave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2015



































