LAJMI I FUNDIT:

Binjakët shqiptarë që po ‘çmendin’ drejtësinë italiane: Kryen qindra vjedhje, por të lirë

Binjakët shqiptarë që po ‘çmendin’ drejtësinë italiane: Kryen qindra vjedhje, por të lirë

Autoritetet italiane kanë liruar binjakët shqiptarë, Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

Vetëm njëri prej tyre akuzohet, por gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së.


Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

Si u zbuluan?

Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Rocca dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelën e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre, raportojnë mediat.

Por, tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë.

Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndryshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori