Vëllezërit binjakë kanë arritur të thyejnë rekordin në Britani të Madhe për kungullin që peshon mbi një tonelatë, dhe që ishte aq i madh sa që u nevojit përdorimi i kranit për ta vendosur në peshore.

Ian dhe Stuart Paton, 63-vjeqarë, kishin kaluar tre orë në orë gjatë tre muajve për ta kultivuar  kungullin që peshon 1198 kilogramë në Lymington të Hampshire, transmeton Telegrafi.


3 49

Ata e transportuan me kujdes për katër orë e gjysmë deri në Malvern, me qëllim që ta peshojnë dhe konstatojnë se është kungulli më i rëndë në botë.

4 34

Për fat të keq rekordin botërorë nuk e thyen për faktin se një kungull vite më parë kishte peshuar 1,247 kilogramë, por atë të Britanisë së Madhe padyshim se e thyen. Kungulli i tyre kishte madhësinë dhe peshën e një veture.

5 27

Në këtë garë që është mbajtur në Britani të Madhe, kishte edhe perime tjera që ishin në garë - duke filluar nga lulelakrat e deri te qepa. /Telegrafi/