Një përplasje verbale ka ndodhur gjatë ditës së sotme (e premte), mes dy rep-artistëve shqiptarë, Feros dhe Bim Bimma.

Ai që kishte filluar një gjë të tillë ishte reperi Fero, ndërsa kishte ftuar disa reperë për 'betejë hip-hopi', derisa në mesin e tyre kishte reaguar vetëm Bim Bimma.


“Hajt se të kalon”, kishte shkruar Bim në mbishkrimin e videos, ku shihej Fero duke i ftuar në një raund për hip-hop.

nrbim 117386351 612217112826734 5158284315730396608 n (Foto: Instastory)

Jo më larg se disa minuta më parë, reperi nga Gjilani paralajmëroi se do të jetë në Kosovë për dy deri në tre ditë, e nëse dikush ka diçka me të, ai është i gatshëm.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Bim Bimma ka ardhur me një postim, ndërsa miraton thirrjen e reperit.

“Nëse nuk të kalon, 34/7 në Prishtinë jam. Një jave i ke fore me ardh”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, përpos këtij të fundit, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ergeni nuk kanë reaguar ende. /Telegrafi/