LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates: SHBA-ja e keqmenaxhoi situatën me COVID-19

Bill Gates: SHBA-ja e keqmenaxhoi situatën me COVID-19

Bill Gates, themeluesi i Microsoftit dhe bashkëkryetar i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, e quajti përgjigjen e SHBA-së ndaj COVID-19 “tronditëse” dhe “të keqmenaxhuar” në një intervistë të botuar të hënën në Stat.

“E dini, kjo situatë është keqmenaxhuar në çdo hap të rrugës”, tha Gates për Stat. “Është tronditëse. Është e pabesueshme – fakti që jemi ndër më të këqijtë në botë”, raporton CNN.


Gates tha se ndryshimi i udhëzimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth testimit të coronavirusit për njerëzit pa simptoma “është çmenduri”, transmeton Telegrafi.

Ai kritikoi komisionerin amerikan të Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, mjekun Stephen Hahn, rreth gjetjeve të plazmës së rikuperuar.

“Kjo është matematika e klasës së tretë. Dua të them, po talleni?”, Gates tha në intervistë. “Kreu i FDA-së u ngrit dhe tha se kishte një zvogëlim të vdekjeve prej 35 për qind, ku nuk është as 3 për qind bazuar vetëm në një nëngrup të vogël që ishte jostatistikor. Kjo është e padëgjuar”, shtoi ai.

Gates parashikon fundin e pandemisë, paralajmëron vdekjen e miliona njerëzve deri atëherë – jo vetëm nga virusi
Lexo po ashtu Gates parashikon fundin e pandemisë, paralajmëron vdekjen e miliona njerëzve deri atëherë – jo vetëm nga virusi

Gates përmendi gjithashtu Dr. Scott Atlas, një neuroradiolog dhe bashkëpunëtor i vjetër në Institucionin Hoover të Universitetit të Stanfordit, i cili tani është anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë Coronavirus.

CNN ka raportuar se Atlas ka mbrojtur imunitetin e tufës përmes infeksionit masiv, po që është mohuar prej tyre. “Administrata tani punësoi këtë djalë të Stanfordit, i cili nuk ka aspak histori, por vetëm sepse pajtohet me teoritë e tyre”, tha Gates. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori