LAJMI I FUNDIT:

Bilic flet për transferimin e Ibrahimovicit në West Ham

Bilic flet për transferimin e Ibrahimovicit në West Ham

Menaxheri i West Ham, Slaven Bilic, ka folur për interesimin e klubit të tij për Zlatan Ibrahimovicin.

Trajneri kroat që ka fituar zemrat e tifozëve londinez me rezultatet e arritura deri tani ka folur për mundësinë që skuadra e tij të angazhojë Zlatan Ibrahimovicin.


“Kam lexuar se West Ham do të interesohet për Ibrahimovic në sezonin e ardhshëm”.

“Është e vërtetë, ne jemi ambicioz dhe të vendosur për të marrë lojtarë më të mirë dhe më të mirë, por realisht nuk mendoj se një klub si ne mund të konsiderojë të marrë një lojtarë si Ibra”, ka thënë Bilic për London Evening Standard.

West Ham është në vendin e gjashtë në Ligën Premier, ndërsa ka mposhtur këtë vit të gjitha skuadrat e mëdha. /Telegrafi/