Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni.
Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona
Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë
Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë
Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë
Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë
Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë
Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se një qytetar i Maqedonisë së Veriut ka më shumë llogari të shkojë për vizitë diku në Evropë se sa në njërin prej qyteteve të këtushme.
Prej ku udhëtoni ju?
“Prej Koçanit… Bileta kthyese është 650 denarë vetëm për mua, falë Zotit secili ka nxjerrur biletë kthyese pasi është pak më lirë, nëse do të udhëtonim të tre, 2000 denarë, kjo shumë për një familje treanëtarëshe që të vijnë nga Koçani në Shkup dhe të kthehen prapa. Jeta është shumë e shtrenjtë dhe jocilësore”, tha një qytetar.
“ Për Gjevgjeli… Bileta kthyese është më shumë se 900 denarë. Më shumë na paguhet të udhëtojmë me veturë, nëse janë më shumë se dy persona më mirë bie të udhëtojnë me veturë”, u shpreh një qytetare.
“Mendoj se prej qytetit në qytet nuk është shtrenjtë, 200 denarë, pasi tek ne në Veles, për shembull për 5 kilometra, 300 denarë na merr taksi”, theksoi një qytetare tjetër.
Transportuesit thonë se nuk mund të ulin çmimet pasi kjo nuk varet vetëm nga çmimi i derivateve, por edhe nga rritja e shpenzimeve të tjera.
“Ne si transportues linjat e tona i mbajmë edhe për festa, edhe për fundjava edhe për të gjitha ditët jopune që nënkupton se ato shpenzime janë rritur. Si një shembull ne të dielën funksionojmë me 50 të punësuar, që nënkupton se në atë segment janë rritur shpenzimet. Pastaj pjesët rezervë që janë rritur mesatarisht për 40 përqind. Gomat, një shembull i thjeshtë, nëse një gomë kushtonte 250 euro, tani kushton nga 600 deri në 700 euro”, tha Masar Omeragiç, Rule Turs.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit