LAJMI I FUNDIT:

Bild: BE do të miratojë vaksinën Pfizer më 23 dhjetor – vaksinat e para menjëherë pas Krishtlindjes

Bild: BE do të miratojë vaksinën Pfizer më 23 dhjetor – vaksinat e para menjëherë pas Krishtlindjes

Komisioni Evropian i tha qeverisë gjermane se afati i fundit për vendimin për miratimin e vaksinave Pfizer dhe BioNTech është 23 dhjetori, zbuloi të martën një burim qeveritar dhe Bild shkruan se BE do të miratojë vaksinën më 23 dhjetor dhe se vaksinat e para në Gjermani janë të qasshme pas Krishtlindjeve.

Gjegjësisht, duhen dy deri në katër ditë në mënyrë që pasi të miratohet vaksina, njerëzit të fillojnë të vaksinohen.


“Ky është një lajm i mirë për BE-në”, i tha ministri gjerman i shëndetësisë Bild, i cili shkruan se ata e konsiderojnë atë një konfirmim se vaksina do të miratohet në 23 dhjetor,  transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të lejohet vaksinimi në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kërkohet miratimi i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

“Komisioni Evropian i ka konfirmuar qeverisë gjermane se 23 dhjetori është data e re e synuar për vendimin”, zbuloi burimi.

Drejtori i EMA-së, Emer Cooke, njoftoi të hënën se një vendim mbi vaksinën mund të merrej përpara 29 dhjetorit.

“Ne jemi duke punuar pa ndalur në miratimin e vaksinës së parë COVID-19”, u tha Cooke gazetarëve, por shtoi se afatet do të “rivlerësohen vazhdimisht”.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit. Britania e Madhe ishte e para që miratoi një vaksinë të zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech dhe tashmë po ua jep banorëve të saj dhe Shtetet e Bashkuara filluan programin e vaksinimit me vaksinën të hënën.

Ndryshe nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian nuk lëshon autorizime emergjente për vaksinat, që do të thotë se procedura duhet të kryhet me procedurën e zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori