17 vjeçari u bashkohet kështu yjeve si Mark Wahlberg, Bruno Mars, Chris Colfer, Blake Lively, Sting dhe Amy Poehler në këtë listë dhe edhe pse Charlie Sheen nuk është përfshirë, Justin ka pranuar se ish-ylli i “Two And A Half Man” do të ishte zgjedhja e tij si njeriu më me ndikim.

“Është dashur të jetë edhe Charlie Sheen. Ai ka me miliona ndjekës në Twitter brenda një dite. Unë kurrë nuk e kam parë këtë më parë. Plus, ai ka gjak prej tigri dhe ai gjithmonë fiton”, theksoi Bieber. /Telegrafi/