LAJMI I FUNDIT:

Bie vlera e Bitcoinit pasi forcat ushtarake ruse sulmojnë Ukrainën

Bie vlera e Bitcoinit pasi forcat ushtarake ruse sulmojnë Ukrainën

Çmimi i Bitcoin ra në 35 mijë dollarë, pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, kriptovaluta aktualisht po tregtohet me 35,400 dollarë, rënie prej më shumë se 7 për qind krahasuar me një ditë më parë.


Po ashtu, Bitcoin ra nën 40 mijë dollarë gjatë fundjavës dhe ka vazhduar të bjerë derisa kriza në Ukrainë intensifikohet.

Edhe vlera e bursave botërore ka rënë derisa çmimet e arit dhe naftës u rritën.

Sulmi rus në Ukrainë – zhvlerësohen aksionet në tregjet botërore, rritet çmimi i naftës
Lexo po ashtu Sulmi rus në Ukrainë – zhvlerësohen aksionet në tregjet botërore, rritet çmimi i naftës

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten fillimin e “një operacioni special ushtarak” në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, duke pretenduar se “synon të mbrojë civilët”.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden reagoi menjëherë duke thënë se, “vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia”. /Telegrafi/