LAJMI I FUNDIT:

Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë

Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë

Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2008 në 19 shtetet që përdorin euron, pasi kërkesa e brendshme po vazhdon të rritet, pavarësisht nga ngadalësimi i tregtisë globale.

Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, tha të martën se papunësia ra në 7.6 për qind në muajin prill nga 7.7 për qind që ishte në muajin mars, ndërsa u shënuan 64 mijë njerëz më pak si të papunë.


Shifrat zyrtare gjithashtu treguan se inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të monedhës së një vendi) në Eurozonë u zvogëlua në 1.2 për qind në muajin maj nga 1.7 për qind që ishte në muajin prill.

Sa i përket të dhënave të inflacionit, bëhet e ditur se Banka Qendrore Evropiane ballafaqohet me sinjale të përziera. Inflacioni mbetet kokëfortësisht i ulët, pavarësisht nga një program stimulues prej 2.6 trilionë euro që përfundoi vitin e kaluar. /Telegrafi/