Fëmija trevjeçar që ra prej ujëvarës së lartë 45 metra, që ndodhet në Wales, ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Ai është shkëputur nga krahët e hallës, e cila po e shëtiste në një pjesë shkëmbore dhe ka përfunduar në rrjedhën e ujit, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit po prisnin të ndodhte më e keqja, teksa vogëlushi ra në pellgun me ujë që nuk është më i thellë se gjysmë metri.

Ujëvara ku ndodhi ngjarja

“Mund të them se në atë mëngjes ndodhi një mrekulli, pas britmave që dëgjuam, askush nuk besonte se dikush mund të dilte gjallë”, ka thënë një mirëmbajtës.

Mësohet se halla tij, është përpjekur ta kapte dhe rrezikoi të binte prej ujëvarës, por u kap për një pemë. Pranë saj shkoi një vizitor, i cili e kapi për krahu dhe e nxori në breg. /Telegrafi/