LAJMI I FUNDIT:

Bie në bunarin 19 metra të thellë, ekipet emergjente të Indisë punojnë dy ditë pa ndërprerë për ta shpëtuar djaloshin 18-muajsh (Foto/Video)  

Bie në bunarin 19 metra të thellë, ekipet emergjente të Indisë punojnë dy ditë pa ndërprerë për ta shpëtuar djaloshin 18-muajsh (Foto/Video)  

Një vogëlush 18-muajsh që kishte rënë në një gropë 19 metra të thellë, është shpëtuar pas plot dy ditëve sa edhe zgjati operacioni i kërkim shpëtimit.

Djaloshi nga India kishte shkuar për të mbledhur fruta me nënën dhe të afërmit, kur ra në një gropë në Hisar. Ai po luante me fëmijët e tjerë kur rrëshqiti dhe papritmas u “zhduk”, transmeton Telegrafi.


E pasi që prindërit nuk arritën ta nxjerrin, kishin kërkuar ndihmë. Nuk kaluan shumë minuta dhe në vendin e ngjarjes u shfaqen ekipet e shpëtimit, por aty kishte edhe një numër të madh të policëve dhe mjekëve.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 48 orë, kurse derisa qëndroi në gropë i kishin dërguar bombolën me oksigjen, ëmbëlsira dhe lëng të frutave.

E për ta nxjerrë janë detyruar të hapin paralelisht një tunel rreth gjashtë metra larg vendit, ku më pas kanë gërmuar me duar në mënyrë që mos ta lëndojnë.

Sidoqoftë kur arritën tek ai, menjëherë e mbështollën me batanije dhe e dërguan në autoambulancë. Mediat indiane raportojnë se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse sipas zyrtarëve lokalë bunari ishte hapur pa leje dhe për këtë kanë filluar hetimet për këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori