LAJMI I FUNDIT:

Bie dukshëm numri i të rinjve që aplikojnë për studime në Universitetin e Prishtinës

Bie dukshëm numri i të rinjve që aplikojnë për studime në Universitetin e Prishtinës

Viteve të fundit ka rënie të numrit të të rinjve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitete të tjera.

Profesorë universitarë dhe njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit janë: mos punësimi, konkurrenca, migrimi dhe kërkesa e tregut të punës për profile të caktuara.


Prej vitesh në Universitetin e Prishtinës ka rënie të numrit të studentëve, ku vetëm këtë vit janë rreth 1 mijë studentë më pak. Për profesionistët universitarë kjo është si pasojë e largimit të të rinjve por edhe konkurrencës nga kolegjet private.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, fakultet i cili është ndër me të kërkuarit viteve të fundit, i tha RTK-së se kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti është rritur shumë, për shkak të kërkesave në tregun e punës për këtë lloj profili.

“Programi ynë këtë vit ka shënuar një rritje në Universitetin e Prishtinës, duke e bërë programin më të kërkuar pas atij të mjekësisë. Kjo është si pasojë, sipas mendimit tim, për shkak të kërkesave të rritura në tregun e punës. Tani kemi konkurrencë shumë serioze nga kolegjet private dhe universitetet e tjera publike”, tha Rexha.

Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së janë shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në rënien e numrit të studentëve ndër vite.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së njëri ndër faktorët është se të rinjtë pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të punësohen.

“Një prej arsyeve që ka rënie është që janë shkolluar ata të cilët arsimin e lartë e kanë marrë si mundësi të dytë, në anën tjetër kemi ikjen e të rinjve për shkak të migrimit dhe faktori tjetër është pa perspektiva”, tha Rexhaj.

E, për sa i përket rritjes së interesimit të të rinjve për drejtimet kompjuterike e inxhinierike, Rexhaj tha se të rinjtë më mirë e përcjellin kërkesën e tregut të punës se sa vetë institucionet.

“Të rinjtë më mirë i përcjellin trendët e punësimit dhe kërkesat e tregut të punës se sa institucionet e arsimit të lartë. Më mijëra njerëz kanë diplomuar në profile të cilat nuk kanë qenë të kërkuara nga tregu dhe kjo ka bërë të bjerë interesimi i të rinjve, pasi ka kryer universitetin dhe nuk është punësuar fare ose është punësuar në një profil tjetër”, tha ai.

Drejtimet, Letërsi Shqipe, Gjuhë Shqipe dhe Filozofi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga viti në vit po zbehën, duke rrezikuar edhe shuarjen në të ardhmen, në rast se vazhdon trendi i njëjtë.

Këtë vit në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar vetëm gjashtë studentë, numër ky tejet i vogël e po ashtu shqetësues. Ndërsa, në Drejtimin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 20 studentë, numër shumë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori