LAJMI I FUNDIT:

Bie blloku B2, pjesa më e madhe e vendit pa rrymë

Bie blloku B2, pjesa më e madhe e vendit pa rrymë

Zyrtarët e KEDS-it kanë bërë ët ditur se ka dal nga prodhimi blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.


“Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë, një pjesë e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë . Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur ti drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut”, thekson komunikata për media e KEDS-it.

KESCO, ashtu siç edhe parashihet me rregullat dhe obligimet është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

“Por, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pas parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon”. /Telegrafi/