LAJMI I FUNDIT:

Biden-Zaevit: Marrëveshja e Prespës është sukses për të gjithë Evropën

Biden-Zaevit: Marrëveshja e Prespës është sukses për të gjithë Evropën

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar letër nga ish-nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në të cilën thuhet se ndjehet i nderuar që e ka takuar kryeministrin Zaev në Konferencën e Sigurisë në Mynih, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe njëherë ju përgëzoj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është seriozisht pozitive edhe për integrimet evropiane dhe bashkimin. Siç ju thashë gjatë bisedës në Mynih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses edhe për të gjithë Evropën dhe është e mirë për të gjithë” shkruan Joe Biden.


Ish-nënkryetari i SHBA-ve Biden shkruan se me padurim pret ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

“Vizioni juaj i ka vendosur bazat e sigurisë dhe lidershipi juaj si kryetar i Qeverisë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jeni të kujtuar për arritjen historike”, shkruan Biden.

Biden në fund të letrës shkruan se ai beson se miqësia në mes dy popujve do të jetë më e fortë gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/