LAJMI I FUNDIT:

Biden vjen sërish në Kosovë

Biden vjen sërish në Kosovë

Shtëpia e Bardhë ka marrë një vendim të ri lidhur me vizitën e paralajmëruar në SHBA të presidentit kosovar, Hashim Thaçit, dhe kryeministrit Isa Mustafa për fundin e majit.

Klan Kosova mëson se në vend që dy drejtuesit e vendit tonë t’i shkojnë në takim zëvendëspresidentit Joe Biden, ky i fundit ka ndërruar agjendë dhe tani ka në plan që takimin ta zhvillojë në Prishtinë.


Ai pritet që Kosovën dhe Shqipërinë t’i vizitojë në fund të majit ose në fillim të qershorit.