LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se zgjedhjet kanë përfunduar, Trumpi kundërpërgjigjet

Biden thotë se zgjedhjet kanë përfunduar, Trumpi kundërpërgjigjet

Donald Trump dhe Joe Biden po e vazhdojnë garën në rrjetet sociale se kush i ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në fakt, Biden tashmë është president i zgjedhur, por këtë nuk po e pranon presidenti aktual, Trump.


Demokrati përmes rrjeteve sociale ka pohuar se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se populli duhet të bashkohet, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhjet kanë mbaruar. Është koha të lëmë mënjanë partizanitetin dhe retorikën e krijuar për të demonizuar njëri-tjetrin. Ne duhet të bashkohemi”, ka shkruar Biden në llogarinë personale në Twitter.

Por, kështu duket se nuk mendon kandidati republikan, i cili ka pohuar se Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) nuk e përcakton fituesin e zgjedhjeve.

“Mos harroni, GSA ka qenë e jashtëzakonshme dhe Emily Murphy ka bërë një punë të shkëlqyeshme, por GSA nuk përcakton se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar mbi 300 vota elektorale gjersa Trump 240 sosh gjersa kandidati që ka 270 vota edhe i fiton zgjedhjet presidenciale amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori