LAJMI I FUNDIT:

Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë dollarë shtesë për Ukrainën

Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë dollarë shtesë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka thënë Kongresit amerikan se dështimi për të miratuar një paketë ndihme për Ukrainën dhe Izraelin do t’i dhurojë presidentit rus, Vladimir Putin “dhuratën më të madhe të Krishtlindjeve”.

“Kongresi duhet të miratojë financa shtesë për Ukrainën para se të fillojnë pushimet e festave, para se t’i japin Putinit dhuratën më të madhe të Krishtlindjeve që mund t’i dhurohet”, tha ai në prezencën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili gjendet në Uashington.


Presidenti gjithashtu njoftoi një ndihmë shtesë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, raporton cnn.

Zyrtari i lartë i sigurisë në Ukrainë thotë se pritjet e kundërofensivës nuk u realizuan
Lexo po ashtu Zyrtari i lartë i sigurisë në Ukrainë thotë se pritjet e kundërofensivës nuk u realizuan

Zelensky gjendet në Shtëpinë e Bardhë pasi takoi anëtarët e Kongresit, ku u mundua t’i bind ligjvënësit republikanë, të cilët janë kundër miratimit të ligjit për vazhdimin e ndihmave për Ukrainën, e cila po luftën ndaj Rusisë. Republikanët kanë bllokuar tash e një kohë paketën e ndihmave prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ky është udhëtimi i tretë i udhëheqësit ukrainas në SHBA që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ndryshe, ai vizitoi në muajin shtator dhe atëherë u takua me Bidenin në Zyrën Ovale në Uashington. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori