LAJMI I FUNDIT:

Biden: SHBA dhe vendet tjera të zhvilluara, përgjegjëse për ndryshimet klimatike

Biden: SHBA dhe vendet tjera të zhvilluara, përgjegjëse për ndryshimet klimatike

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden tha në samitin e klimës COP26 të OKB-së në Glasgou se kjo dekadë është vendimtare për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për ndryshimet klimatike.

“Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë më të keqes që na pret nëse nuk arrin të shfrytëzojë këtë moment”, tha Biden.


Ai e sheh krizën nëpër të cilën po kalon planeti, të mishëruar në përmbytje, kushte të paqëndrueshme të motit, thatësira dhe zjarre, si një mundësi unike për të ripërcaktuar ekonominë globale.

Duke iu drejtuar udhëheqësve botërorë të mbledhur në Skoci, Biden ka treguar kostot e mëdha që shoqërojnë kufizimin e emetimeve të dioksidit të karbonit si një mundësi për të krijuar vende të reja pune, për të kaluar te burimet e rinovueshme të energjisë dhe makinat elektrike.

Ai kërkoi falje për vendimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit dhe rolin që SHBA-ja dhe vendet e tjera të pasura luajtën në kontributin në zgjidhjen e çështjes së ndryshimeve klimatike.

“Ne që jemi përgjegjës për një pjesë të madhe të shpyllëzimit dhe të gjitha problemeve që kemi deri më tani, kemi detyrime të mëdha ndaj vendeve më të varfra përgjegjësia e të cilave është më pak për emetimin e gazrave të dëmshëm, por ato paguajnë çmimin për ngrohjen e planetit”, tha Biden.

Zyrtarët e administratës Biden kanë fajësuar Kinën se nuk po tregon përkushtim luftës kundër emetimeve të karbonit, ndërsa presidenti ende nuk ka arritur të zbatojë planin ambicioz të vendit të tij për klimën.

Biden nuk dha mbështetje për ligjin e propozuar, i cili kundërshtohet nga republikanët, por edhe nga disa demokratë në Kongres. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori