LAJMI I FUNDIT:

Biden pritet të ndajë 7 miliardë dollarët nga fondet e ngrira afgane te familjarët e viktimave të 11 shtatorit dhe te populli afgan

Biden pritet të ndajë 7 miliardë dollarët nga fondet e ngrira afgane te familjarët e viktimave të 11 shtatorit dhe te populli afgan

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten për ‘lirimin’ e 7 miliardë dollarëve në rezerva të ngrira afgane që do të ndahen midis përpjekjeve humanitare për popullin afgan dhe të prekurit amerikanë të terrorizmit, duke përfshirë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një lëvizje shumë të pazakontë, plani i ndërlikuar është krijuar për të trajtuar një mori pengesash ligjore që rrjedhin nga sulmet terroriste të vitit 2001 dhe fundi kaotik i luftës 20-vjeçare në Afganistan, e cila ndezi një krizë humanitare dhe politike.


Qeveria e zgjedhur afgane u shpërbë në gusht pasi talebanët morën kontrollin, duke lënë pas, pak më shumë se 7 miliardë dollarë në asete të bankës qendrore të depozituara në bankën e Rezervës Federale të SHBA-së në New York. Ndërsa zyrtarët më të lartë të zgjedhur të Afganistanit, duke përfshirë presidentin dhe guvernatorin e bankës qendrore, u larguan nga vendi, Rezerva Federale ngriu llogarinë pasi ishte e paqartë se kush ishte ligjërisht i autorizuar për të pasur qasje në fondet.

Talebanët morën përsipër bankën qendrore – të njohur si “Da Afganistan Bank” – dhe menjëherë pretenduan të drejtën për paratë, por nën sanksionet e gjata kundër terrorizmit është e paligjshme përfshirja në transaksione financiare me organizatën. Për më tepër, SHBA-ja nuk i njeh talebanët si qeveri legjitime të Afganistanit.

Derisa administrata Biden po mendonte se çfarë të bënte me fondet, një grup i të afërmve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të cilët vite më parë fituan një gjykim kundër talebanëve dhe Al-Kaidës, u përpoqën të merrnin asetet e bankës afgane.

Në një çështje të njohur si Havlish, paditësit bindën një gjykatës që të dërgonte një marshall amerikan për t’i shërbyer Rezervës Federale me një “shkrim ekzekutimi” për të sekuestruar paratë afgane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori